Kaloni kohën tuaj në Hotelin tonë
Rreth Nesh Hotel Prizreni
Hotel Prizreni ndodhet në qendër të Prizrenit, një qytet i lashtë dhe historikisht i rëndësishëm në trojet shqiptare dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit. I vendosur në qendër, hoteli përbëhet nga dy ndërtesa me një kapacitet total prej 50 vizitorë në 24 dhoma. Ndërtesa kryesore ka recepsionin, sallen e mëngjesit dhe shumicën e dhomave per fjetje, ndërsa ndërtesa e dytë përmban një sallë konferencash me një kapacitet prej 30 personash dhe dhoma shtesë.
Hoteli ndërthur në mënyrë të përsosur traditën shqiptare me dizajnin modern, i konceptuar nga një ekip arkitektësh dhe i ekzekutuar me përpikëri e perplot pasion nga pronari, i cili është shumë i dhënë ndaj historisë kulturore shqiptare. I pozicionuar mes Shatërvanit, Kalasë dhe buzë Lumbardhit pranë urës së Arastës, hoteli u ofron klientëve qetësi, ajër të pastër, ambiente relaksuese dhe mikpritje të ngrohtë.
Më shumë rreth neshë