Reth Nesh

Hotel Prizreni është një hotel nga më të fundit të ndërtuar në Prizren,në qytetin e lashtë,kyç e tepër të rëndësishëm të trojeve shqiptare por edhe për tërë rajonin e Ballkanit.

Stili i hotelit është një ndërthurje e traditës shqiptare me atë moderne,i dizenjuar nga nje grup arkitektesh dhe e realizuar mjeshtërisht e plot pasion nga vetë pronari i hotelit i dhënë tepër pas historisë e kulturës shqiptare. Vendndodhja e tij është në qendër të qytetit,mes Shatervanit e Kalasë dhe i vendosur buzë Lumbardhit e pranë Urës së Arastës.

Hoteli u ofron pushuesve qetësinë,ajrin e pastër,ambientet shlodhëse,mikëpritjen e punonjësve,komoditet si dhe një panoramë mahnitëse të qytetit të Prizrenit me të gjithë elementët e tij si Kalanë,Shtepinë e Lidhjes së Prizrenit,Hamamin,shtëpitë karakteristike,xhamitë dhe manastiret, ,Lumbardhin e rrugicat e gurta.

Ndërthurja e modernes me traditën ndihet në stilimin e hotelit,në arredimin e dhomave, ambienteve të përbashkëta duke e ruajtur unin e tij e duke iu bashkangjitur origjinalitetit të qytetit si dhe arkitekturës së lagjes karakteristike të tij që përngjan me shumë lagje të këtilla në disa qytete të lashta shqiptare. Hoteli gjendet midis shtëpive të vjetra në zonën poshtë Kalasë,në territorin e shpallur si Trashëgimi Kulturore.

Stili i tij tërheqës plotësohet me hapësirat e bollshme,dhomat dhe tualetet të dizenjuara individualisht e në mënyrë moderne,elegante per t'ju sjellë rehatinë e ndjenjën e superiorit duke plotësuar kërkesat e çdo klienti.

Veçantia e çdo hoteli qëndron edhe tek kuzhina e tij.Hotel Prizreni në dy katet e para të tij ofron salla të mrekullueshme e elegante për restorant ku shijohet menyja e pasur që ofron kuzhina tradicionale shqiptare si dhe ajo e huaj që do i kthejnë vaktet tuaja në vakte të paharrueshme e më të shijshmet.

Nëse gjendeni në Prizren për turizëm,punë apo ngjarje speciale në jetën tuaj,Hotel Prizreni do të ishte një mundësi e mire që të realizoni qëllimin tuaj e të kalonit ditë të paharrueshme duke ju falur kënaqësi pasi kënaqësia juaj është edhe e jona. Mundësitë i keni,tanimë është në dorën tuaj që t'a shijoni hotelin e të mirat e tij.

TOP